
Ndjesia e vetmisë, Ne e dimë tashmë se depresioni i bën njerëzit të tërhiqen nga aktivitetet e përditshme, por nuk mendojmë se çfarë e i bën ata që të largohen ashtu. Thjesht nuk kanë energji që të ngrihen nga shtrati, të hynë në biseda dhe të komunikojnë me të tjerët.





Njerëzit që po kalojnë një periudhë depresive kanë shumë pak energji për të bërë asgjë, duke ua bërë socializimin si një barrë të panevojshme. Duhet me deomos të bëhen pjesë e një grupi, pasi izolimi thjesht sa i thellon ndjenjat depresive.





Zemërim apo nervozizëm, Një psikoterapisteje ju bë kjo pyetje: Cilat janë shenjat më të zakonshme por që nuk vihen re të depresionit? Ajo u përgjigj: Mund të jetë e vështirë për shumicën e njerëzve që të dalloni zemërimin si një fazë e depresionit. Kur njerëzit janë në kulmin e nervave, fraza “Mi ke ngritur nervat në qiell” bëhet kaq e kuptueshme. Ata bëhen shumë të prekshëm.
Mbipunë Personat që kanë depresion e zhytin veten e tyre në punë thjesht për të patur diçka që t’i mbajë të fokusuar. Ata janë të dekurajuar mbi diçka që ata besojnë se nuk mund t’a ndryshojnë në jetën apo veten e tyre ndaj dhe zgjedhin t’a zhytin veten në diçka që mund t’a bëjnë: në punë. Bëhet si një lloj droge për të shpërqëndruar veten.
Dhimbjet fizike, Problemet me kujtesën, Ne e dimë se depresioni i shkakton trurit ngadalësim të trurut, duke krijuar një mjegull por shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se humbja e kujtesës mund të jetë për shkak të depresionit.