Do të shfaqet në ekran dy herë në javë, Grida Duma nis emisionin e saj ne nje nga televizionet e njohura Shqiptare

Prej kohësh në rrjetet e saj sociale ku është edhe mjaft e ndjekur, shohim që Grida Duma po distancon gjithmonë e më shumë temat politike, fushtata dhe thirrjen e ndjekësve drejt partisë së saj. E gjithë kjo duket se nuk është e rastësishme, pasi mësohet se Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes për t’ju futur televizionit.

Deputetja demokrate do të nis një emision të sajin, bën me dije gazeta Tema dhe do shfaqet në ekran dy herë në javë ne nje nga televizionet e njohura Shqiptare.

Duket se Grida ka nisur edhe me përgatitjet për të arritur standartet që moderatoret kanë vendosur në televizionin shqiptar pasi vetëm pak ditë më parë bëri bujë në rrjet për fryrjen e buzëve dhe mollzave, që nuk kaloi pa u vënë re ndjeshëm te ndjekësit.