Gjermania tani e shqetësuar për tensionet në Kosovë, Ja dy kërkesat menjëherë nga Kancelari Gjerman

Gjermania po i përcjell me shqetësim zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë. Gjermania duke iu referuar deklaratës së lëshuar të shtunën nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, me këtë rast njëjtë kërkon nga Kosova zgjatjen eplotë të afatit për targat dhe pezullimin e qortimeve.

Duke kërkuar që kjo çështje të zgjidhjet përmes dialogut.Shteti gjerman konsideron se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje, veçse e përshkallëzon situatën.

Tutje në përgjigjen e ambasadës, Gjermania iu bën thirrje serbëve që t’i kryejnë obligimet e veta, të kthehen në institucionet e Kosovës dhe t’i përmbushin detyrat e veta në institucione, Vendi që udhëhiqet nga kancelari Olaf Scholz, sikurse kërkoi SHBA dhe BE, kërkon nga institucionet e Kosovës që të nisin negociatat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.