Prindërit u ndanë pas zhdukjes, gazetarja tregon si nëna e Bleona Matës po jep shpirtin ndërsa babai bëri veprimin më të ulët

Zhd kja pa gju rmë e Bleona Matës në Maj të vitit 2010 kur ishte vetëm 6 vjeç u shndërrua në një nga ngjarjet tr ndi tëse dhe më të komplikuara të zhd kjes së një fëmije në Shqipëri. Gjithçka nisi pasditen e 22 Majit në fshatin Zapod të Kukësit kur Bleona Mata kishte dalë në kullotë në një terren të vështirë. Atë pasdite Bleona nuk ka qenë vetëm, por e shoqëruar nga 5 vajza të cilat ishin të afërme të saj.

Sipas dëshmitareve të cilat ishin me Bleonën atë ditë, 6-vjeçarja ishte shprehur se do të ngjitej në kullotë ku ishte halla e saj. Bleona ka mbërritur në kullotë, atje është pritur dhe është ushqyer nga halla e saj, Alketa. Sipas dëshmive, kjo e fundit është shkëputur e para nga grupi i vajzave dhe ka hyrë në thellësi të pyllit për të marrë bagëtitë nga kullota.

Të njëjtën gjë kanë bërë më pas edhe vajzat e tjera duke lënë vetëm Bleonën e vogël. Fati Bleona Matës e zhd kur pa lënë gju rmë që prej 2010-ës vazhdon të mbetet ende mi ster. Koha e gjatë që ka kaluar duket se e bën edhe më të vështirë zbardhjen e këtij kri mi.