
Të paktën 985 emigrantë ndodhen në det në tre anije të ndryshme shpëtimi, në pritje të një porti për të zbarkuar. Por qeveria e djathtë në Itali aprovoi të premten një masë që formalizon mbylljen e porteve të vendit për anijet e kontrolluara nga shoqatat humanitare.





“Më në fund po mbrojmë kufijtë dhe ligjet e vendit tonë. Sot në mbledhjen e kabinetit i jemi kthyer aprovimit të një dekreti dhe një parimi stabilizimi në bazë të të cilëve anijet e huaja nuk mund të vijnë në Itali me emigrantë në bord,” – u shpreh Matteo Salvini, zëvendës kryeministër i Italisë.





Disa të mbijetuar në bordin e anijes kanë përcjellë mesazhe paqeje në gjuhët e tyre, duke kërkuar ndihmë. Disa nga emigrantët në bordin e anijes “Oshën Viking” ndodhen atje prej 14 ditësh, me anëtarët e ekuipazhit që po i kërkojnë edhe Francës, Spanjës dhe Greqisë një port për të zbarkuar.