Po hante byrek me mollë dhe i ze fytin, Humb jeten 55 vjecari

Një 55-vjeçar në Kozani ka humbur jetën nga një copë byreku me mollë.55-vjeçari Periklis Karypidis, i cili jetonte në një fshat të Kozanit, u ndal në shtëpinë e vëllait për ta vizituar, i cili i ofroi ta gostiste me disa ëmbëlsira dhe 55-vjeçari pranoi.

Byrekun me mollë e ka marrë me vete në shtëpi, por rrugës ka dashur të shijojë ëmbëlsirën, për pasojë një copë i ka zënë fytin dhe nuk ka mundur të marrë frymë. 55-vjeçari fatkeq është rrëzuar përtokë dhe çdo minutë ka qenë kritike për jetën e tij. Vajza e tij ankohet se kanë kaluar të paktën tre persona dhe asnjëri nuk e ka ndihmuar.

“Ai shkoi të takonte xhaxhain tim. Xhaxhai i ka dhënë byrek me mollë dhe rrugës me siguri e ka ngrënë dhe është mbytur” tregon vajza e viktimës. “Një fqinj lajmëroi xhaxhain tim i cili i dha ndihmën e shpejtë duke i bërë reanimacion kardiopolmonar (CPR). Zemra e tij filloi të rrahë por truri i tij ishte pa oksigjen. Nëse fqinji do të kishte bërë CPR para se të njoftonte xhaxhain tim. Të paktën tre fshatarë e panë atë duke u mbytur.”