
Doktori i njohur Flamur Topi bëri një telefonatë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të shprehur mendimin e tij për puthjen e fëmijëve në buzë. Mjeku shpjegon se nga ana mjekësore, kjo nuk sjell asgjë të mirë për fëmijën pasi të rriturit transmetojnë sëmundje të rënda tek ta.





“I paharruar, i madhi profesori Hamdi Sulçebe ka qenë një mjek edhe i familjes time dhe që i vogël, ai vazhdimisht këshillonte në radion e tij, në programin e vet të njohur, kurrë dhe kurrë mos i puthni fëmijët, në aspektin mjekësor, gjithnjë. Ai thoshte që nëpërmjet të të puthurës të rriturit mund t’i transmetojnë të vegjëlve s mundje shumë të r nda.





Të gjitha këto mikroorganizmat që një i rritur mban nëpërmjet të puthurës mund të transmetohen, kështu që në aspektin mjekësor të paktën, nuk e diskutoj në planin etik, në aspektin mjekësor.