“Burri Me Bëri Grua 14 Vjece…Babi Më Mbylli Derën”. Gruaja Tregon Historinë E Dhim Bshme, Si U Fejua Me Djalin Që Nuk E Mori Kurrë Në

Një vajzë e quajtur Hybe ka rrëfyer historinë e saj të jetës dhe vështirësitë që ajo është përballur që kur ka qenë 14 vjeç, Hybe: Kam ardhur nga Italia për një histori të jetës sime shumë të vështirë. (qan) Ardit Gjebrea: Po të ndihmoj unë. Ti ke jetuar në Kavajë, sa vjeç ke qenë, 14 vjeç?

Hybe: Po, ai jetonte në Sanremo. Ky nuk më njihte mua fare dhe as unë atë. Po një djalë nga fshati im më njihte shumë mirë dhe më merr në telefon dhe më thotë shiko se të kam gjetur një djalë të mirë, është shoku im punojmë bashkë dhe dua të ta prezantoj. Unë i thashë sa kam mbaruar shkollën nuk më interesojnë këto gjëra. Ai më thotë nëse nuk do të flasësh me këtë çunin, unë do të të marr çdo orar të natës.

Hybe: U tremba dhe fola në telefon. Aq e vogël sa isha ia bëra të qarta të dyve. I thashë ne flasim, por unë nuk e kam idenë se kush je. I thashë kur të vish në Shqipëri shihemi dhe nëse familja është dakord edhe unë jam dakord. Erdhi në Shqipëri, u takuam rastësisht në furgonat e rastit dhe i thashë e lëmë këtu, nuk më pëlqen. Më tha nëse ti nuk do flasësh me mua dhe nuk mban lidhje me mua, po u fejove do të të ndaj me tjetrin. Do t’i them që ti ke ardhur me mua, ke dalë, ke bërë çdo gjë.