Izoloi Për 6 Vjet Familjen, 52-Vjeçari Habit Me Deklaraten: Nuk I Kam Lënë Të Dalin Sepse..

“Kam ndjekur parimet e mia. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi. Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht.

Tanimë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi. Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Xherxh Laçi nuk është i panjohur për Policinë, pasi më herët ka qenë i arrestuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013 ku ka qëlluar me armë zjarri në lagjen ku jetonte.