
“Institucionet ligjore duhet të implementojnë koncepte dhe instrumente bashkëkohore, të cilat mundësojnë sigurinë dhe cilësisë maksimale në këto shtëpi të pleqve. Nuk duhet të rezignojmë për këtë situatë, por duhet të bëjmë gjithçka që ta ndryshojmë gjendjen për të mirë”.





Dhuna gjatë përkujdesjes ka shumë mënyra dhe ndonjëherë nuk njihet drejtpërdrejt. Sepse nuk fillon vetëm me goditje. Sjellja agresive, komunikimi me mungesë respekti ose kërcënimet janë gjithashtu forma të dhunës në përkujdesje.
Definicioni, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH): “Abuzimi ndaj të moshuarve është një veprim i vetëm ose i përsëritur, ose dështimi për t’u përgjigjur siç duhet brenda një marrëdhënieje besimi që shkakton dëm ose shqetësim te një person i moshuar”.
Merita Pinta: Institucionet shëndetësore, të cilat i ofrojnë shërbimet, janë edhe vetë përgjegjësit kryesorë për sigurimin e cilësisë. Kontrolli bëhet në periudha të përcaktuara me shkrim, që kërkohen në urdhër të Departamentit të Shëndetësisë.