
Forcat ruse janë tërhequr përfundimisht mbrëmjen e sotme nga një nga qytetet kryesore ukrainase, në Kherson. Kjo lëvizje nuk është e lehtë për Putin, sidomos pasi Khersoni u aneksua e më pas u shpall me ligj si pjesë e tokës ruse.





Kreu rus është shprehur i bindur se tashmë Khersoni së bashku me 4 rajonet e tjera të ankesuara (Donetsk, Luhansk, Zaporizha, Krime) janë pjesë e “Nënës Rusi’ dhe ai do të ishte i gatshëm t’i mbronte ato edhe duke përdorur armë bërthamore.





Atëherë, çfarë e shtyu atë të hiqte dorë pikërisht tani? A e kishte të pamundur ushtria e kuqe këtë përballje me forcat ukrainase në këtë pikë strategjike për Rusinë – aq sa t’i detyrojë ato të zmbrapsen duke ulur kështu jo vetëm moralin por edhe pozicionin eushtrisë ruse në arenën globale – apo është ky bllofi i radhës i Putinit.