
Dollari u tregtua pranë një niveli më të ulët prej dy muajsh kundrejt euros sot, ndërsa tregtarët prisnin rezultatet e zgjedhjeve afatmesme në SHBA dhe të dhënat e inflacionit në SHBA, që do të dalin këtë javë, të cilat do të peshojnë në vlerësimet e tregut për perspektivën e ardhshme për normat e interesit.





Euro ka ndryshuar pak sot dhe po tregtohet me 1,0066 dollarë, pasi arriti në 1,0096 dollarë brenda natës, niveli më i lartë që nga 13 shtatori.Dollari u dobësua kundrejt monedhës japoneze në 145.17 jen në tregtinë aziatike, më e dobëta kundrejt jenit këtë muaj dhe gjithashtu ra kundrejt frangut zviceran në 0.9823 franga, një nivel më i ulët në pesë javë.
Monedha amerikane ka qenë nën presion për t’u dobësuar javën e fundit për shkak të basteve të subjekteve të tregut se Fed do të zbusë rritjen e normës bazë të interesit dhe se Kina do të lehtësojë masat kundër Covid-it për të stimuluar aktivitetin ekonomik.