
Uthulla e mollës është një ndër ata produkte çudibërëse që nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinën tuaj, edhe pse përdorimet e saj duket se tejkalojnë hapësirën e gatimit dhe shijimit. E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A-B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është pa diskutim një depo vlerash ushqyese që duhet të përdorni herë pas here në ritualin e përkujdesjes së fytyrës dhe trupit.





Sot ju sjellim një përdorim të uthullës së mollës që ndoshta nuk e keni dëgjuar ose praktikuar më parë. Siç e dini, këmbët janë pjesa më e ekspozuar gjatë verës. Shapkat me gisht dhe sandalet janë shumë komode, kjo është e vërtetë, por ekspozojnë këmbën ndaj pluhurit dhe rrezeve të diellit.
Living ju propozon që të fusni këmbët në një enë me uthull molle për 30 minuta dhe rezultatet do ju habisin. Ja cilat janë tre përfitimet e këtij veprimi:1. Lu fton mykun e këmbës dhe thonjtë e zverdhur: Uthulla e mollës ka në përmbajtjen e saj aced acetik, i cili ka veti antibak eriale dhe antiinlamatore, të cilët elem inojnë mikroorganizmat që shkaktojnë problemet e mësipërme.