
Ky projekt është gati të sjellë ujin nga burimet shqiptare në tokën italiane, e cila po kalon një moment kritik të rezervave hidrike. Puglia, Piemonte, Lombardia, Toskana, janë disa nga rajone italiane që shënojnë një defiçit të madh hidrik për shkak të thatësirës që ka arritur rekordin e 30 viteve të fundit.





Lajmi i këtij projekti tashmë gati në prag firme është bërë publik gjatë Asamblesë së Konfindustrisë së industrialistëve të rajonit të Puglias. Presidenti i saj Sergio Fontana është shprehur se “kriza hidrike e sapo shfaqir gjatë kërij viti do të jetë emergjenca e vërtetë e së ardhmes”.
Ai është shprehur se Puglia ka të gjithë potencialin për t’u bërë një pikë referimi për furnizimin me ujë në nivel kombëtar e këtë ambicie mund ta nisë me këtë projekt fillestar me vlerë 1 miliardë euro që do të sjellë ujë nga burimet shqiptare më rajonet italiane më në nevojë.