
Ai thotë se trajtimi i zakonshëm përfshin medikamente për të ulur kolesterolin dhe një dietë pa yndyrna, por është joefektive. Ai thotë se trajtimi i sëmundjeve të zemrës duhet të ndryshojë pas zbulimit se sëmundja e zemrës është rezultat i inflamacionit në muret e arteries.





Nëse inflamacioni trajtohet, kolesteroli do të lëvizë lirisht në të gjithë trupin. Inflamacioni është mekanizmi mbrojtës i trupit ndaj një pushtuesi të huaj si viruse, baktere dhe toksina dhe është e dobishme pasi mbron sistemin nga efektet e tyre negative.
Inflamacioni kronik, shkaktohet nga marrja e tepruar e karbohidrateve të thjeshta, të përpunuara shumë dhe vajra bimore omega-6, si luledielli, sojë dhe vaji i misrit. Marrja e përsëritur e ushqimeve të tilla, disa herë në ditë, për vite, çon në inflamacion të vazhdueshëm, kronik në trup.