”Kishte parë që më ngriti balerini lart”/ Anita Haradinaj: Ramushi nuk më foli tre ditë dhe…

Anita Haradinaj tregoi në një intervistë se bashkëshorti Ramush Haradinaj i cili në fillim e kishte mbështetur, kur kishte parë spotin në të cilin balerini ngrinte lart Anitën, për tre ditë ai nuk e kishte marrë në telefon.

“Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thash unë do marrë pjesë te “Dance Albania, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon.