Kjo është vitamina që rrit performancën e trurit dhe e gjeni në keto ushqime

Më poshtë do të gjeni 10 këshilla për t’u kujdesur për mirëfunksionimin e trurit:1 – Elementi më i mirë që duhet t’i jepet truritUjiTruri është i përbërë nga 80% ujë, ndërkohë që përbërja mesatare e ujit në pjesën tjetër të trupit është 56%. Dehidratimi i ul performancat e trurit. Mos prisni të keni etje për të pirë ujë.

Një litër ujë të paktën, të cilit i shtohet uji që gjendet në një ushqim të shëndetshëm, është i nevojshëm për t’i dhënë mundësi trurit të jetë në formën e tij më të mirë.2 – Shërbimi më i mirë që duhet t’i bëhet truritTë vihet në punëMasa kryesore që duhet marrë për të ndihmuar shëndetin e trurit është duke e stimuluar nëpërmjet aktivizimit të tij pa e mbingarkuar.

Truri është shumë aktiv gjatë nxënies së njohurive të reja dhe shumë më pak gjatë përdorimit të këtyre njohurive. Për ta ruajtur trurin, është më mirë që ai të stimulohet me dozë të vogël, por rregullisht. Këshillohet që ai të furnizohet me informacione 100% të dobishme në mënyrë që ai t’i integrojë më me lehtësi e t’i rikthejë në mënyrë korrekte.