Ky fshat është në shitje për 260.000 €

I vendosur në kufirin me Portugalinë në provincën e Zamoras dhe tri orë me makinë nga Madridi, Salto de Castro ka shumë nga ndërtesat që mund t’i gjeni në një qytet të vogël spanjoll. Ai ka 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojat civile.

Por ajo që nuk ka janë banorët. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tri dekada. Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.

“Pronari kishte ëndrrën për të pasur një hotel këtu, por gjithçka u pezullua”, tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin. “Ai do të donte ende që projekti të realizohej”.