
Eni Dollani nga qyteti i Gramshit u gjet i vrarë të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin. Policia e Sigurisë së Kalamatës ka arrestuar një shqiptar 30-vjeçar dhe partneren e tij greke, ndërsa në kërkim është bashkëpunëtor një tjetër 24-vjeçar rom.





Sipas të dhënave të marra nga hetimi policor, motivi i autorëve ka qenë grabitja. Mediat greke shkruajnë se viktima dhe autorët dyshohet se janë argëtuar mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kyparisia. Sipas të njëjtave informacione, viktima dyshohet se ka pasur në posedim një shumë të madhe parash, që arrinin në mbi 10 mijë euro.
Autorët duket se e kanë kuptuar këtë dhe teksa kanë dalë nga lokali e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ata e varrosën trupin në rërë për të fshehur krimin e tyre.