Urime 100 euro për studentët, vjen lajmi i fundit nga Qeveria

Studentët do të përfitojnë nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu njofton se këtë javë pritet të themelohet Komisioni Zbatues i cili në bashkëpunim me Universitetet do të bëjë verifikimin e të dhënave.

Pastaj, pas verifikimit të listave do të procedohet me pagesë.Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës. Kujtojmë që edhe në fillim të këtij viti, Qeveria kishte ndarë nga 100 euro për studentët.