
Presidenti ukrainas ka bërë me dije arritjet më të fundit të forcave të vendit të tij, gjatë fjalimit të tij të përnatshëm. Volodymyr Zelensky tha se 41 vendbanime në jug të Ukrainës janë cliruar.





Megjithatë, ai tha se një numër i papërcaktuar i trupave ukrainase ishin vrarë nëluftime. Sot kemi një lajm të mirë nga jugu”, tha ai.
“Por, megjithëse jemi të gëzuar, duhet të kujtojmë tani dhe përgjithmonë se çfarë do të thotë kjo lëvizje, çdo hap i forcave tona mbrojtëse përfaqëson jetë të dhëna për lirinë e ukrainasve”, shtoi Zelensky. Zyrtarët ukrainas më herët thanë se 12 vendbanime ishin çliruar vetëm sot.