
Sipas tij, këtë ia ka konfirmuar presidentes Vjosa Osmani vetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “Dje ka pasur dy takime ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq dhe presidentes Osmani e kryeminsitrit Kurti, ku kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe kanë diskutuar për planin franko-gjerman.





Sot do të ketë dy takime ndërmjet tyre”, ka thënë ambasadori. Këto deklarata erdhën me rastin e përkujtimit të armëpushimit midis Gjermanisë dhe Francës më 1018 që shënoi edhe fundin e Luftës së Parë Botërore.
“Në qershor të këtij viti presidenti Macron i ka thënë presidentes Osmani se ne jemi në favor të liberalizimit me disa masa që duhet të realizohen. Ne po respektojmë këtë angazhim. Po presim të ketë vendim pozitiv dhe të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje”, ka thënë Guerot.