Karrike e veshur në ar dhe me dedikimin ‘Mbreti’/ Njihuni me shqiptarin milioner në TikTok. Shpenzoi 1 milion për fiksimin që ka

Shqiptari Shenki Maslani, i njohur më mirë si “Shenki Versace”, fitoi famë në rajon si një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili është aq i fiksuar pas “Versace”, sa që shpenzoi 1 milion euro të tërë në mënyrë që gjithçka në shtëpinë e tij të kishte brandin nga kjo markë e famshme italiane.

Tani ai është shumë aktiv në TikTok dhe është sërish në sy të publikut. Ky djalë konsiderohet si një nga shqiptarët më të pasur në Ballkan dhe ka një kafene, e cila gjithashtu është e gjitha në stilin “Versace”.

Ai tregoi se si u dashurua me markën Versace, ku blen rrobat, por edhe mobiljet dhe çfarë zotëron. Po ashtu, tregoi edhe për një karrige të projektuar posaçërisht për të, të veshur me ar.