
“Opozita ende nuk po i thërret mendjes. Nëse vazhdojnë të jenë kaq të përçarë dhe të vazhdojnë të merren me veten e tyre sigurisht që janë të disavantazhuar edhe në këtë betejë elektorale.





Duke pasur në krye një njeri që ka edhe problemet e veta personale, unë nuk besoj që do të ketë mundësi PD-ja që të grumbullojë votat në masën 50%. Mbase kanë kaluar tek elektorati gri tani. Nuk mund të shkojnë pas një lideri që edhe institucionalisht nuk është kryetari i tyre, pasi edhe vendimi i gjykatës është shtyrë.
Ata që i shkojnë nga pas Berishës nuk e kanë mundësinë të hartojnë listat për këshillat. Në këtë 4-vjeçar, këshillat kanë qenë vetëm të PS-së, sepse ishte një nga gabimet më të mëdha në histori dorëzimi i mandateve. Edhe unë që kam folur për ato defekte që janë të dukshme, më mirë se opozita nuk mund ta bëjë punën askush.