
“Prej vitesh tashmë Vladimir Putini ka punuar fshehurazi për të ‘pasuruar’ arsenalin e tij bërthamor.” Kështu u shpreh eksperti i sigurisë ndërkombëtare Dritan Demiraj ndërsa fliste për situatën aktuale në botë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Arsenali Bërthamor i Federatës Ruse, sipas Demirajt përbëhet nga katër lloje armësh: ato hipersonike që i shmangen sistemit të mbrojtjes anti-raketor dhe pjesa tjetër janë armë ‘ndërkombëtare’ që arrijnë deri në 18 mijë km. Pra mund ta përshkruajnë të gjithë rruzullin tokësor.





Eksperti i sigurisë ndërkombëtare tregon po ashtu se sipas agjencive të inteligjencës perëndimore, Rusia posedon armë bërthamore që shkojnë deri në 2 megaton. Sipas tij, këto kapacitete janë të mjaftueshme për t’i futur frikën SHBA-ve dhe vendeve të tjera Perëndimore.