
Këngëtarja Myfarete Laze me zërin e saj të veçantë ka bërë për vete breza të tërë shqiptarësh, të cilët e kanë duartrokitur pafund në skena të ndryshme. Myfarete Laze ka rrëfyer kohë më par kalvarin e saj si këngëtare në komunizëm, për shkak të biografisë së keqe. Ajo thotë se gjyshi i saj, Mile Xhafo Laze ishte pushkatuar pas marrjes së pushtetit.





Për këtë arsye, ishte e vështirë për të hyrë në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”. Mezi arriti të hynte në gjimnaz, për shkak të “biografisë së keqe”, por kengetarja rrefen si ia doli mbanë që të merrnit pjesë në Festivalin e RTSHsë.
Rrëfimi: “Sapo do hyja në derën e pasme të sallës, roja më thotë se do kalosh te kjo dhoma tjetër dhe do të takosh Marash Hajatin, drejtorin e Televizionit. Shtanga! “E dija, ndodhi”, thashë me vete.