
Gdira Duma disa ditë më parë vendosi që të heqë dorë nga mandate si deputete. Ajo u shpreh se ka dorëzuar shkresën në Komisionin e Mandateve dhe se kjo ishte më e mira. “Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit në Komisioninn e Mandateve.





Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj që në politikë fatet individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit.





Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbu, Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës. Ky ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Faleminderit që keni Ardhur dhe çfarë këni bërë në oborret e PD”, tha Duma.