Disa nga shenjat qe u ben juve te kuptoni se keni me te vertete probleme me kujtesen sipas mjekes se njohur Enetela Basha

Demenca është një sëm undje që karakterizohet nga një rënie progresive e funksioneve të larta të trurit në një, ose më shumë fusha, siç janë: të mësuarit, kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive dhe vëmendja, duke cenuar pavarësinë funksionale të individit. Sëm undja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës dhe një nga burimet kryesore të vdekshmërisë në popullatën e moshuar.

Me rritjen e jetëgjatësisë po shtohet ndjeshëm numri i pacientëve me demencë. Që të dyshosh se je i sëmurë me Alzheimer mjaftojnë të dhënat klinike, në të paktën një nga fushat e mëposhtme: të mësuarit dhe kujtesa, gjuha, funksionet ekzekutive, vëmendja, funksionet motore dhe perceptuese.

Humbja e funksionit vlerësohet duke u krahasuar me gjendjen paraardhëse të individit dhe defiçitet konjitive duhet të ndikojnë në jetën e përditshme të tij.Ka dhe disa forma më të rralla të Alzheimerit, si: paraliza supranukleare progresive, sëmundja e Huntingtonit, etj.