Filluan reshjet e debores çfarë moti na pret

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Priten erëra veriore/verilindore dhe reshje kalimtare shiu. Në viset e larta malore priten reshje të herëpashershme bore. Shtresat e para tashmë kanë rënë në Brezovicë dhe Brod.

Në Shqipëri, Maqeoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në disa vise priten reshje kalimtare shiu e në malet e larta reshje kalimtare bore.

Të dielën në Kosovë priten vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallëkund mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu. Reshje shiu të dielën priten në disa zona të Shqipërisë, sidomos në jug dhe viset bregdetare të vendit.