Ky lajm pritej Ulet ѕëriѕh nafta, këto janë çmimet e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve me shumicë dhe pakicë. Kështu, nafta me pakicë është ulur me 4 lekë dhe çmimi i saj është 223 lekë. Benzina do të tregtohet me pakicë me 209 lekë për litër, duke pësuar një ulje me 1 lekë, dhe gazi do të tregtohet me 74 lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 130 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 13 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.