Rrëqeth me rrëfimin, Valbona Selimllari: Nënës sime i them më fal se nuk e kam…

Ajo u shpreh se kur është bërë nënë për herë të dytë ishte mjaft e pasigurtë në vetvete për rëndësinë që do i kushtonte fëmijëve e si do e ndante kohën me ta, por çdo gjë e gjeti rrugën e duhur.

Valbona Selimllari ashtu siç çdo person tjetër ka pengjet e saj në jetë, të cilat lidhen me familjen, kryesisht më nënën e saj, Ajo u shpreh se është penduar që nuk ia ka shprehur dashurinë të ëmës me fjalë.

“Unë vd es për të dhe ajo e di këtë gjë, unë nuk jam njeri fjalëshumë, për këtë më vjen keq në një mënyrë, motrat e mija janë më lajkatare, unë jo gjithmonë ja them se sa shumë e dua por nuk ka nënë që nuk e di se sa shumë e do fëmija. Është budallallëk, asgjë nuk më kushton t’ja them të dua, por nuk jam tipi. Fëmijët e mi ma thonë shumë shpesh. Kur u rriske të mbushet koka me gjëra të tjera dhe e merr si të mirqenë që ajo e di, por duhet ta dëgjojnë.”