
Në mbledhjen e tyre të fundit, Bashkimi Evropian ka paraqitur një propozim të ri në lidhje me emetimet më të rrepta në botë për automjetet e reja motorike nga mesi i vitit 2025, teksa furgonët, kamionët dhe autobusët do të duhet të jenë në përputhje me objektivat “pothuajse të pamundura” dy vjet më vonë.





Ligjet e propozuara në këtë mbledhje – të referuara me emrin “Euro 7” – do të fokusohen në uljen e emetimeve të oksidit të azotit (NOx) me 35 për qind, me të gjitha automjetet të kufizohen në 60 miligramë NOx për kilometër, duke sjellë veturat me naftë në përputhje me veturat me benzinë.
Ky ndryshim, përfaqëson një reduktim prej 25 për qind për emetimet e NOx nga veturat me naftë dhe vlerësohet të kontribuojë në një reduktim prej 50 për qind të emetimeve totale të NOx nga makinat deri në vitin 2035, kjo nëse krahasohet me nivelet e vitit 2018.