Çfare duhet te dini dhe si duhet te veproni ne rast se keni probleme me veshin e mesem, mjekja e njohur Elma Xhokaxhi tregon

Një nga problemet e shpeshta në shërbimin ORL, shkaktuar nga bak tere të ndryshme që bëhen patogjene, sidomos gjatë stinës së dimrit, virozave stinore dhe kur imuniteti i organizmit bie, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e infl ama cioneve respiratore.

Mostrajtimi në kohë i një sëmundje apo edhe mjekimi i gabuar mund të sjellin pasoja të rënda, ndaj është me rëndësi të reagohet në kohë ndaj çdo shenje a simptome. Një nga problemet e shpeshta në shërbimin ORL janë inf eksionet akute të veshit të mesëm, shkaktuar nga bak tere të ndryshme që bëhen patogjene, sidomos gjatë stinës së dimrit, virozave stinore dhe kur imuniteti i organizmit bie, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e infl ama cioneve respiratore.

Elma Xhokaxhi, mjeke ORL pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.2, Tiranë, tregon për gazetën “Shëndet +” se këto infe ksione fillojnë me bllokim të veshit dhe dhimbje të forta që e detyrojnë pacientin të paraqitet tek mjeku.

Ndërkohë që simptoma të tjera janë edhe temperatura e lartë 38/39 gradë, dhimbja e kokës, ulja e dëgjimit, se krecionet nga hundët etj. Sa i përket komplikacioneve, ajo përmend mastoiditin akut kur inf eksioni prek strukturat kockore prapa veshit (kockën mastoide) dhe meningitin otogjen kur inf eksioni prek cipat e trurit.