
Në fund të tetorit 2019, pasi lu ftoi me sëm undjen e rëndë për një kohë të gjatë, u nda nga jeta aktorja e njohur e filmave shqiptarë, Shpresa Bërdëllima. Të afërm, kolegë e miq artistë shprehën ngushëllimet e tyre pothuaj dy vit e gjysmë më parë, por familjarët dhe bashkëshorti i aktores së njohur për disa role në kinemanë shqiptare janë ata që nuk mund të harrojnë asnjë ditë të kaluar me të.





Letra: Në një ditë të zakonshme ndodhi e jashtza konshmja jonë. Të pashë të ulur aty ku s’e mendoja dhe u njohëm, megjithëse të njihja mirë prej kohësh. Të përshëndeta si pa problem, teksa zemra më rri hte fort. Nuk do t’i përgjigjeshe shikimit tim, mendova.
Por jo! Ndërkohë, mora frymë thellë për të mposhtur emocionet dhe me bisht të syrit vërejta qetësinë tënde. O Zot, shpëtova disi! Por si të vazhdoja? Me një qetësi të shtirur të tregova nja dy barcoleta që të pëlqenin! Fitova ca pikë që më dhanë guxim. Por tani çfarë të bëj? Sa doja të qëndroja më gjatë, por tre mbesha se mund të të humbisja.
Jo, i thashë vetes, do të luaj indiferentin, dhe në moment të përshëndeta që të largohesha. Një buzëqeshje e ngrohtë dhe e çiltër e zbukuroi portretin tënd engjëllor. Unë e di si kaluan tri ditë pa u parë, a thua se ishin tre vjet, kështu m’u dukën.