
Një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lavronte tokën. Ai vërejti se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai pyeti bujkun dhe i tha: -O ti njeri, po të shoh, se je i gëzuar me pùnën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote?





Bujku iu përgjígj: -Jo, o zòtëria im, unë këtu pùnoj me párá. – Mbreti i tha: -Sa mèrr për pùnën që bèn? Ai u pergjígj: -Katër párá për çdo ditë. – Mbreti e pyeti përsëri: -A të mjaftojne ty këto párá? -Po, më mjaftojne dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nèvojat e mia, me një paguaj bòrxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Zoti.
Mbreti i tha: -Kjo është një enigëm, që unë nuk e kuptoj? -Bujku i thotë: -Ta shpjegoj unë, o zòtëria im: Paranë që e shfrytëzoj për nèvojat e mia, kjo është párája me të cilën jetoj unë dhe báshkëshortja ime, ndërsa párája me të cilën paguaj bòrxhin është ajo párá që e jap për babèn dhe nënën time.
Ata më kanë edùkuar dhe janë kùjdèsur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tashti janë të shtyrë në mòshë dhe nuk mùnden të pùnojnë, ndërsa parèn që e jap hua është párája që e shpenzoj për fèmíjët e mi. Unë i edùkoj, i ùshqej, i veshmbáth dhe kur plakem do të ma kthejnë huanë, ndërsa páránë që e jap në rrugë të Zotit është ajo që shpenzoj për dy motrat e mia të sèmùra.
Mbreti i tha: -Bravo të qoftë, o njeri. Mbreti i la bujkut një shumë párásh dhe shkòi i çuditur nga urtësia e bujkut të thjeshtë.