
Presidenti Recep Tayyip Erdogan “përmendi se i dyshuari kryesor (në incident) është një femër”, tha Koseoglu, duke shtuar se zyrtarët besojnë se ajo është një anëtare e Partisë – së jashtëligjshme – të Punëtorëve të Kurdistanit.





Koseoglu tha se dyshuara raportohet se lëshoi një çantë me eksplozivë në mes të rrugës të mbushur me civilë, dhe shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua, “Nga burimet e mia mësova se dy të dyshuarit e tjerë janë dy djem shumë të rinj që kanë lindur pas vitit 2000”.
Në anën tjetër, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e cila tregon momentin eshpërthimit, derisa u dhanë indikacione që burimi i shpërthimit mund të jetë një çantë e lënë në një stol.