
Emisioni grek “Dritë në Tunel” ka zbuluar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Koropi-Greqi, e cila është zhdukur 2 vite më parë. Një dëshmi e re e dhënë në emisionin investigativ ka hedhur dritë në çështjen e zhdukjes së Artemis.





Sipas dëshmisë, 19-vjeçarja është parë një ditë pas zhdukjes së saj, 16 tetor në plazhin e Shën Marinës. Sipas dëshmitarit e reja shqiptare ishte ulur në një stol në plazhin e Shën Marinës, ndërsa sipas tij dukej se ishte në mendime të thella.
Pas dëshmisë familjarët e Arrtemis thanë për emisionin investigativ, e vajza shkonte shpesh herë me shoqet e saj në plazhin e Shën Marinës. Artemis Vasili u zhduk më datë 15 tetor 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.
Mediat greke citojnë disa dëshmitarë që janë shprehur se e kanë parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike. Vajza është parë duke qarë e vetme në një rrugë kryesore të Athinës.