Lajm i keq per vendin tone, Zëri i Amerikës zbardh fenomenin alarmant qe na ka përfshirë

Sipas të dhënave nga specialistë të shëndetësisë, numri i lindjeve po vazhdon të bjerë, duke ndikuar edhe tek rritja e popullsisë së vendit. Specialistët e shëndetit publik thonë se faktorët janë kompleksë por emigracioni i lartë i popullsisë në moshë riprodhuese është kryesori.

Qarku i Gjirokastës është me nivelet më të ulta të lindjeve, ndërsa specialistët e shëndetësisë thonë se po shihen qartë pasojat e migrimit, i cili vazhdon në ritme të larta. Në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gjirokastër specialisti Bledi Ahmeti, pak vite më parë u mor me një studim për strukturën e popullsië në Shqipëri dhe në nivel qarku.

Grafikët bazuar në të dhënat zyrtare tregojnë se, ndërsa në vitin 1990 kur Shqipëria u nda nga komunizmi, mosha mesatare e popullsisë ishte 26 vjeç, në vitin 2014 ishte 35 vjeç.

Të dhënat më të fundit të Agjensisë Europiane të statistikave Eurostat tregojnë se në fund të vitit 2021 mosha mesatare e popullsisë shkoi në 38,2 vjeç ndonëse Shqipëria ende bën pjesë në grupin e vendeve me popullsi të re në moshë, pasi mesatarja e vendeve europiane është 44 vjeç.