Albërije Hadërgjonaj E Thote Troc: E Lashë Burrin Se Më Tra Dhtonte, Por Une Direkt Ia

Një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana” ka qënë gjithashtu dhe artistja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.

Në sfidën e parë “Shqipet thonë”, një lojë ku pjesë është i gjithë publiku i “Zemër Luana” ngado ku ka shqiptarë, të cilët iu përgjigjën pyetjes, që u postua në llogarinë zyrtar të zemerluana në Instagram: “Pse dështojnë marrëdhëniet në çift?”

Dhe një nga përgjigjet më të shumta të shqiptarëve që u përgjigjën ishte: “Tradhtia”, fjalë të cilën e gjeti dhe fitoi pikë Albërije Hadërgjonaj dhe më pas edhe e komentoi me dëshirën e saj, duke thënë: “E kam lënë timin (ish-bashkëshortin) sepse më ka tradhtuar, ndaj e sigurt është fjala “tradhti”.