Bota në prag të Luftës III Botërore! Vjen paralajmërimi tronditës: Gjermania mund të zhduket nga harta në çdo moment

Një pushtim rus i Evropës është “më i mundshëm se kurrë” dhe Gjermania mund të zhduket nga harta në çdo moment ka paralajmëruar një raport sekret i zbuluar së fundmi. Ushtria e lartë në Gjermani i ka kërkuar vendit që të përgatitet për një luftë të afërt me Rusinë, mes frikës se lufta në Ukrainë do të përshkallëzohet në një konflikt global me NATO-n.

Në dokumentet konfidenciale të zbuluara në botimin gjerman Der Spiegel, një nga gjeneralët më të lartë të vendit Eberhard Zorn urdhëroi ushtrinë e vendit të vendosej në një bazë lufte përballë kërcënimeve “ekzistente”. Dokumenti politik prej 68 faqesh i prodhuar në fund të shtatorit titullohet “Udhëzimet Operacionale për Forcat e Armatosura”.

“Sulmet ndaj Gjermanisë potencialisht mund të ndodhin pa paralajmërim dhe me dëme të mëdha, ndoshta edhe ekzistenciale”, shkroi ai.