Вiletat e avionit do ѕhtrenjtohen ndjeshëm vitin që vjen, këto janë ѕhifrat e parashikuara

Nëse tre vitet e fundit të fluturoje nëpër Europë ka qenë mjaft lirë, me bileta që zbritën deri në 20 euro në një drejtim, sidomos për destinacionet italiane, nga viti i ardhshëm do të duhet të mendoheni mirë para se të udhëtoni. Që nga marsi, e sidomos nga prilli i vitit që vjen, biletat do të jenë shumë të shtrenjta.

Sipas një kërkimi operatori më i madh në Shqipëri, me gati 60% të tregut, që bëri revolucion në treg duke ulur ndjeshëm çmimet -, biletat janë dukshëm më të shtrenjta sesa kanë qene vitet e fundit, deri në 2-5 herë më të larta.

Nëse pret sot një biletë për në Romë për datën 15 prill, çmimi më i lirë për në vajtje është 90 euro dhe kthimi është 110 euro, pra bileta në total kushton 200 euro. Edhe në maj, çmimet janë të ngjashme, në rreth 180 euro vajtje dhe ardhje.