Mbi 16 mijë viza pune lëshoi ambasada e Gjermanisë, Ja dhe ndryshimi ri

Kërkesa e kosovarëve për t`u pajisur me një vizë është bërë rutinë. Pritje të stërzgjatura në të nxehtë e në të ftohtë, e pagesa e shumave të mëdha të parave, janë ankesat e qytetarëve të Kosovës, kur presin për t`u pajisur me një vizë qoftë turistike ose edhe të punës. Ata që presin për një vizë pune thonë se po ikin në kërkim të një jete më të mirë.

Kështu Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që vuan nga regjimi i vizave. Pritjet e qytetarëve para ambasadave vazhdojnë dimër e verë. Madje në qendrën e aplikimit për viza të Zvicrës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, vazhdon të ketë shumë qytetarë duke pritur.

Kjo situatë i përcjell në vazhdimësi të gjithë ata që dëshirojnë të pajisen me një vizë Shengen apo pune. Me pritë për gjashtë muaj për një vizë turistike, kjo është tmerr sepse për viza të punës po e shohim që është krejt rinia, por është mjerim”, thotë Ekrem Dërmaku, banor i komunës së Kamenicës.