Rralle I Shohim Bashkee! Historia E Pazakontë E Fevziut Me Gruan E Tij: Si E Humba 11 Vjet Gruan Dhe Me Vone Me..

Fevziu i është përgjigjur ‘100 pyetjeve’ të ndryshme mbi profesionin e tij si gazetar, por nuk kanë munguar edhe pyetjet për jetën e tij private. Blendi flet për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Ines si dhe për dy vajzat e tij.

E siç është shprehur dhe Fevziu, Ines ka zgjedhur që të ruaj një profil të ulët publik dhe sipas gazetarit kjo është një nga arsyet se përse marrëdhënia e tyre ka funksionuar gjithë këto vite. Blendi Fevziu më pas është pyetur dhe për historinë e tyre të dashurisë, e cila rezultoi të jetë një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.