Urime për këtë kategori do të rriten 100 përqind pagat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë sot lajme të mira për mjekët dhe infermierët shqiptarë. Ai deklaroi se ambicia e qeverisë është që brenda këtij mandati të ngris në 100% rritjen e pagës së mjekëve e infermierëve në raport me pagën aktuale bazë.

“Me ndihmën e Zotit, që mos të na sjellë një tjetër katastrofë që të na detyrojë të spostojmë fondet e dedikuara për qëllime të caktuara, do të arrijmë ta çojmë në 100% rritjen e pagës për të gjithë”, tha Rama.