
Në qytetin e vogël Fuggerei, që ndodhet në Augsburg, qiraja është vetëm 88 centë në vit. Ky vendbanim u ndërtua në vitin 1516 nga Jakob Fugger i Riu. Këtu ai donte të vendoste njerëz nga Augsburgu që ishin në një situatë më të dobët financiare.





Deri në vitin 1523 u ndërtuan 52 shtëpi dhe më pas aty u ndërtua një kishë. Portat mbylleshin natën, kështu që mund të thuhet se Fuggerei ishte një qytet i pavarur në atë kohë. Kushtet për të jetuar në Fuggerei janë të njëjta si 500 vjet më parë: përveç një qiraje të vogël, duhet të jetosh në Augsburg për të paktën dy vjet, të jesh me besim i krishterë dhe me gjendje të dobët financiare, por pa borxhe. Portat janë ende të mbyllura çdo natë nga ora 22:00.
Njësitë e banimit kanë një sipërfaqe prej 45 deri në 65 metra katrorë dhe ngjajnë me shtëpi të vogla, Apartamentet kanë një kuzhinë, sallon, banjë dhe dhomë gjumi. Banesat në katin e parë kanë një kopsht, dhe apartamentet në katin e fundit kanë një papafingo. Turistët kanë mundësinë të vizitojnë Fuggerei. Një njësi banimi është bosh dhe shërben si muze.